Kursi AIS për Sommelier në Tiranë

Shoqata Italiane e Somelierëve (AIS),me qëllimin për të vlerësuar, rritur dhe promovuar kulturën e verës, njohuritë si dhe konsumimin e përgjegjshëm të verërave dhe pijeve të tjera alkoolike, ofron një rrugë didaktike të strukturuar në tre nivele. Kursantit i ofrohet një bagazh teknik dhe kulturor duke i lejuar atij të fitoj titullin Sommelier dhe nëse plotëson dhe kushtet specifike pse jo Sommelier Profesionist.

Kursi i kualifikimit professional për Somelier është i organizuar në tre nivele dhe zhvillimi i tij është mjaft rigoroz. Për tu bërë pjesë ju duhet të antarësoheni në shoqatën “AIS Club Albania”. Pjesëmarrja nëpër leksione është e detyrueshme dhe për cdo nivel lejohen vetëm 2 mungesa. Kursi përfundon me një provim final të ndarë në 2 ditë, për të evidentuar përgatitjen tekniko-praktike të kandidatit për sommelier. Kandidatët që kalojnë me sukses provimin final marrin Certikatën si Sommelier (të njohur botërisht), shijuesin e verave me zinxhir dhe emblemën.

Në përfundim të 2 nivele të parë do të zhvillohet nga një provim online për cdo nivel. Provimi final do të zhvillohet në qëndrën e kursit në praninë e një komisioni AIS Italia.

Kursi i zhvilluar nga “AIS Club Albania” do të zhvillohet në sallë të dedikuar në gjuhën italiane nga relatorë italianë nga “AIS Italia” që do të jenë online me klasën. Leksionet janë të ndara në dy pjesë, një pjesë teorike dhe nje pjesë praktike ku degustohen 2 – 3 etiketa vere të ndryshme.

Niveli I zhvillon temat mbi vreshtarinë, enologjinë, teknikën e degustimit dhe shërbimit, të cilat përfaqësojnë bazat e profesionit të sommelierit, duke nisu që nga temperatura korrekte e shërbimit të verës deri te organizimi dhe menaxhimi i kantinës

Niveli II eksploron botën e verës dhe njihemi me prodhimet si Italiane dhe botërore, ku kujdes dhe theks i veçantë i vihet lidhjes me territorin. Ky nivel perfeksionon dhe teknikën e degustimit të verës, thelbësore në vlerësimin e çdo nuance ndijore dhe veçanërisht për të dhënë një gjykim mbi cilësinë e saj.

Niveli III  trajton metodologjinë e kombinimit (abinim) ushqim-verë ku nëpërmjet shijimit të shumë llojeve vere dhe përgatitjes shumfishe të pjatave arrihet përfundimi i rrugës së kualifikimit si Sommelier. Në përfundim të nivelit të tretë është parashikuar nje provim final i ndarë në dy ditë. Ky provim do të jetë kryesori dhe do të verifikojë përgatitjen kulturore dhe tekniko-praktike të kandidatit për Sommelier. Ata që do ta kalojnë me sukses do të marrin diplomën e Sommelierit.

 
 

Le iscrizioni al corso sono attualmente chiuse.
Per informazioni sui prossimi corsi Na kontaktoni.

  FLETË KURSI

Ku
Hotel Boutique Kotoni
Rruga Donika Kastrioti, 3 – Tiranë, Albania

Duke filluar nga
7 Prill 2022

Kur
nga ora 18.30 deri në 20.30 *

Vendet e disponueshme
23

Mënyra e pagesës:
depozitoni 200 € me transfertë bankare për të konfirmuar regjistrimin.

Për informacion më të detajuar ju lutemi kontaktoni:

Gjuhë shqipe:
+355692070111

Gjuha italiane:
WhatsApp +393495168543

Gjuha angleze:
WhatsApp +393496513647

Regjistrohu për kursin

Plotësoni këtë formular duke futur të gjitha të dhënat tuaja dhe rezervoni vendin tuaj në kurs. Pastaj plotësoni regjistrimin duke bërë një transferim. Të gjitha të dhënat do t'ju dërgohen në e-mailin e konfirmimit.

    Adresa e emailit*

    Ne do ta përdorim atë për komunikime në lidhje me rezervimin

    Emri*

    Mbiemri*

    Data e lindjes*

    Shtetësia*

    Rruga dhe numri *

    Kodi Postar

    Qyteti*

    Krahina

    Telefon*

    Lloji i dokumentit *

    Numri i dokumentit*

    Prano kushtet

    Parakushtet
    Për t'u regjistruar në kurs duhet të jeni të moshës madhore. Pjesëmarrja në kurs është e detyrueshme, pas dy mungesash nuk do të jetë e mundur të hyni në nivelin tjetër.

    Tarifa vjetore e AIS
    Kostoja e kartës së anëtarësimit AIS është 90 euro dhe është e detyrueshme. Ai përfshin një sërë koncesionesh dhe nismash në të gjithë territorin italian.

    Çmimi përfshin:

    • Tekste dhe karta për analizën shqisore të verërave (në format dixhital)
    • Një kuti që përmban gotat e shijimit.

    Temat e mbuluara: